Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gërryerjet në shtratin e Matit detyrojnë ARRSH të mbyll urën e Milotit: Rrezik serioz për sigurinë
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar mbylljen e plotë të Urës Auto-Hekurudhore të Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, për shkak të dëmtimeve serioze që kërcënojnë qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit. Vendimi vjen pas një ekspertize teknike që zbuloi dëmtime të konsiderueshme në themelet mbështetëse, erozion të theksuar në bazamentin e urës për shkak të shfrytëzimit të pakontrolluar të zhavorrit të lumit, si dhe gërryerje në të gjithë shtratin lumor. Mbyllja e menjëhershme dhe ndërprerja e qarkullimit janë masa të domosdoshme, veçanërisht duke marrë parasysh trafikun e rënduar gjatë sezonit veror. ARRSH, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës,...