Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gerard Mirashi firmos kontratë 2-vjeçare me Beneventon, një hap i rëndësishëm në karrierën e mbrojtesit shqiptaro-italian
Mbrojtësi i ri shqiptaro-italian Gerard Mirashi, pas një sezoni premtues me ekipin U-19 të Benevento Calcio, ka firmosur këtë javë një kontratë dyvjeçare, e cila do ta mbajë të lidhur me klubin e njohur kampan deri në fund të sezonit 2026-2027. Kjo kontratë është një tregues i qartë i vlerësimit që klubi i jep këtij lojtari të ri, i cili ka spikatur gjatë pjesës së dytë të sezonit të fundit me paraqitje të qëndrueshme, të sigurta dhe plot potencial zhvillimi. Mirashi, një mbrojtës i gjatë dhe me fizik të ndërtuar për duelet ajrore, ka fituar gradualisht besimin e stafit teknik,...