Gentian Zeka hap ekspozitën personale me 63 tablo
Piktori pogradecar Gentian Zeka është prezantuar para artdashësve durrsakë me 63 tablo, të cilat janë bërë pjesë e ekspozitës së tij personale, të çelur në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia”. Edhe pse një pjesë e këtyre punimeve janë ekspozuar më herët në qytetin e lindjes së artistit, në Pogradec, të vendosura së bashku ato krijojnë një tërësi organike, që përcjell një rrugëtim të veçantë artistik. “Janë punime që janë ndërtuar mbi bazën e cikleve. Disa janë nga dy, disa janë nga tre, ndërsa disa janë të vetme”, u shpreh piktori, Gentian Zeka. Krijimtaria e Gentian Zekës është e pasur dhe shumëdimensionale. Përveç pikturës, artisti është angazhuar edhe në grafikë, vizatim, skulpturë, objekte artistike dhe vitrazh. Në 63 tablotë e ekspozuara në Durrës spikat stili...
Burimi:
kultplus.com