‘Gazooo, as komisionerë s’të kanë mbetur”,, Çaushi ironizon Bardhin për kaosin në PD: Edhe Luani do të shpëtojë nga ty

‘Gazooo, as komisionerë s’të kanë mbetur”,, Çaushi ironizon Bardhin për kaosin në PD: Edhe Luani do të shpëtojë nga ty

Kandidatja Zegjine Çaushi vijon ironitë sërish me një postim thumbues ndaj drejtuesit politik të PD-së në Fier, Gazment Bardhi. Në një video-mesazh ironik, Çaushi nuk ia ka kursyer batutat Bardhit, duke lënë të kuptohet se situata në kampin blu është larg entuziazmit elektoral. “Të ka bërë shumë keq ai deti socialist dje në mbrëmje në shesh të Fierit, ëëë Gazooo . Hall të madh ke, se as komisioner për qendrat e votimit nuk ke gjetur . Edhe 3 ditë kanë mbetur Gazooo. Edhe Luani do të shpëtoj nga ty,” -shkruan Çaushi.
Burimi: Sot.com.al