Gazetarja shqiptare në SHBA: Pse sondazhet duhen parë me kujdes, Trump beson për një rezultat të mirë

Gazetarja shqiptare në SHBA: Pse sondazhet duhen parë me kujdes, Trump beson për një rezultat të mirë

E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Now me Erla Mëhillin, gazetarja shqiptare në SHBA, Klementina Cenkollari, foli për zgjedhjet e mesmandatit dhe rëndësinë që ato kanë për presidentin Donald Trump. Ajo theksoi se, pavarësisht se në këto zgjedhje nuk votohet drejtpërdrejt për Trump, vetë presidenti u ka kërkuar qytetarëve që ta konsiderojnë emrin e tij kur të votojnë. Për këtë arsye, zgjedhjet shihen edhe si një votëbesim ose mosbesim ndaj presidentit. Gazetarja u ndal edhe te sondazhet, duke theksuar se analistët bëjnë thirrje për kujdes në interpretimin e tyre. Cenkollari tha gjithashtu se Trump ka deklaruar se do ta pranojë rezultatin, nëse zgjedhjet do të jenë të drejta. “Pavarësisht se sot nuk votohet për zotin Trump, ai vetë ka thënë: Kur të shkoni...