Gazetari Klevin Muka u lëndua nga uji me solucion, Berisha dënon sulmin: Akt kriminal dhe hakmarrje primitive

Gazetari Klevin Muka u lëndua nga uji me solucion, Berisha dënon sulmin: Akt kriminal dhe hakmarrje primitive

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Klevin Muka, duke e cilësuar një akt kriminal dhe një atentat ndaj lirisë së medias. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar sulmin si një akt hakmarrjeje primitive, duke akuzuar policinë si “narko-banditët e Padrinos” për përdorimin e lëndëve djegëse ndaj gazetarit. “Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të shëmtuar, atentat ndaj lirisë së mediave!”, shkruan Berisha në reagimin e tij. Reagimi i plotë: Akt kriminal i shëmtuar i narko-banditëve të Padrinos ndaj gazetarit Klevin Muka, të sulmuar për hakmarrje primitive me lëndë djegëse! Dënoj me forcën më të madhe këtë krim të shëmtuar, atentat ndaj lirisë së mediave!