Gazetari anglez tha se shqiptari është hajn që lehtë ndërron fe, e Fishta iu përgjigj: “Për një grua ju ia ndërruat besimin një perandorie!”

Gazetari anglez tha se shqiptari është hajn që lehtë ndërron fe, e Fishta iu përgjigj: “Për një grua ju ia ndërruat besimin një perandorie!”

Gjatë një interviste për gazetat britanike në vitin-1934, një gazetar anglez i drejton të madhit Gjergj Fishta këtë pyetje ironike dhe fyese njëkohësisht: “Kam dëgjuar se shqiptarët tuaj janë shumë hajdutë”! “Ashtu na ka dalë nami, more zotëri. Por, në Londër unë kam parë që të grabitet një bankë pikërisht ditën për diell, por asnjëri prej nesh (shqiptarët) nuk mendon dhe as nuk e thotë se ju anglezët jeni të gjithë hajduta. Shqiptari edhe në qoftë se vjedh, këtë e bën nga halli i madh ku mundet të marrë ndonjë dele, derr apo edhe pushkë”!”, përgjigjet Fishta. Ndërkohë, gazetari anglez artikulon pyetjen e radhës e cila do të ishte edhe pyetja e tij e fundit, pasi përgjigja që ai merr – shoqëruar me shikimin kërcënues...