Zelensky prezanton planin për Samitin e dytë ndërkombëtar të paqes

Zelensky prezanton planin për Samitin e dytë ndërkombëtar të paqes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka prezantuar tre hapa që synon t’i marrë për t’u përgatitur për një plan të paqes, që mund të jetë gati para fundit të vitit, për të mundësuar mbajtjen e një samiti të dytë ndërkombëtar për paqe, me mundësinë e pjesëmarrjes së zyrtarëve prej Rusisë.
Duke folur në një konferencë për media, më 15 korrik, pasi udhëtimit të tij në Shtetet e Bashkuara, ku ka marrë pjesë në samitin e NATO-s, Zelensky ka thënë se takimi, që me shumë gjasë do të mbahet në Katar, në fund të këtij muaji, apo në fillim të gushtit, synon të nxjerrë disa përgjigje, dhe më pas të përgatitet plani për sigurinë e energjisë.
Më pas, në fund të gushtit planifikohet të mbahet një takim i dytë në Turqi, për t’u pajtuar për planin e sigurisë ushqimore dhe një takim i tretë në shtator, në Kanada, me qëllim të krijimit të planit për shkëmbim të të burgosurve dhe kthim të fëmijëve të marrë prej Ukrainës në Rusi.
“E kam vënë këtë synim për ne, që të kemi planin e gatshëm në nëntor. Kur plani të jetë gati, gjithçka do të jetë gati për samitin e dytë”, ka thënë Zelensky.
Në samitin e parë për paqe, të mbajtur më 15-16 korrik në Zvicër, më shumë se 90 shtete janë fokusuar në konfliktin më të shkatërrues në Evropë, prej Luftës së Dytë Botërore.
Pas shpërndarjes së delegacioneve, palët janë dakorduar për mbajtje gjallë të procesit, dhe për mundësinë e organizimit të një samiti të dytë në të ardhmen.
Mirëpo fakti që Moska nuk është ftuar në atë organizim  të cilin vetë ajo e ka konsideruar humbje kohe pati rritur dilemat për rezultatin që mund të kenë proceset e paqes.
Ndonëse në komunikatën përfundimtare të samitit nuk është përmendur Rusia në mënyrë specifike, në të është thënë se “arritja deri te paqja kërkon përfshirjen në dialogun mes të gjitha palëve”.
“Besoj se përfaqësuesit e Rusisë duhet të jenë në samitin e dytë”, ka thënë Zelensky në konferencë për media.
Moska nuk e ka komentuar ende këtë deklaratë.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
i.b./dita
Burimi