Zbërthimi i SKY ECC, SPAK operacion në disa qarqe, lëshon mbi 30 urdhër-arreste

Zbërthimi i SKY ECC, SPAK operacion në disa qarqe, lëshon mbi 30 urdhër-arreste

Detaje kanë dalë nga operacioni i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, në tre qytete në vend.
Operacioni është i përfshirë në Tiranë, Durrës dhe në Elbasan. Urdhërarrestet e lëshuara nga GJKKO-ja kanë nisur ekzekutimin që nga mbrëmja e kaluar.
Ndërkohë që janë lëshuar mbi 30 urdhër-arreste për persona që dyshohet se janë përfshirë në grup të strukturuar kriminal.
Operacioni i SPAK është kërkuar, pasi janë zbërthyer bisedat në aplikacionin Sky Ecc. SPAK ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen, që ende po vijon.
 
j.l./ dita
Burimi