Zbardhen diskutimet në takimin me dyer të mbyllura Rama-Erdogan në SHBA

Zbardhen diskutimet në takimin me dyer të mbyllura Rama-Erdogan në SHBA

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë takimit të tyre në New York diskutuan të dielën lidhjet dypalëshe, çështjet rajonale dhe globale.
Takimi me dyer të mbyllura në Turkevi (Shtëpia Turke), qendrën diplomatike turke në New York, u realizua në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (UNGA) në metropolin amerikan, raporton Anadolu.
Erdogan ka deklaruar se përpjekjet do të vazhdojnë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve të Türkiyes. Presidenti turk ka theksuar se “masakrat” e kryera nga Izraeli në territoret palestineze, veçanërisht në Gaza, dëmtojnë paqen rajonale dhe globale.
Ai ka deklaruar se “shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar tani duhet të ndalen dhe se Izraeli do të detyrohet të ndalojë nëse të gjitha shtetet e botës veprojnë së bashku në një mënyrë të orientuar drejt paqes”.
 
j.l./ dita
Burimi