VIDEO: Vetëm 20 vjeç, vritet atentatori i Donald Trump, humb jetën dhe një person

VIDEO: Vetëm 20 vjeç, vritet atentatori i Donald Trump, humb jetën dhe një person

Të paktën dy persona mësohet se kanë vdekur pas incidentit me armë në mitingun e Donald Trump në Pensilvani.
Një prokuror lokal tha për CNN se njëri prej viktimave ishte personi që kishte qëlluar me armë në drejtim të ish-presidentit amerikan pasi ai u ngjit në podium për të mbajtur fjalën e tij.
Atentatori u vra nga efektivët e Shërbimit Sekret.
Viktima tjetër është një person, pjesë e publikut në miting, por raportohet edhe për një tjetër person në gjendje të rëndë.
Ndërkohë kandidati republikan për në Senat, Dave McCormick, raportohet nga CNN të ketë thënë se ishte në rresht të parë të publikut në miting dhe ka parë disa persona të plagosur.
Ngjarja po hetohet si vrasje e mbetur në tentativë.
Atentatori që tentoi të vriste ish-Presidentin amerikan Donald Trump gjatë një mitingu në Pensilvani është një 20-vjeçar vendas. Sipas FBI-së ai është identifikuar si Thomas Matthew Crooks. Ndërkohë në një video në mediat sociale dhe të verifikuara nga New York Times tregojnë personin e dyshuar që qëlloi ndaj Trump.
Personi shihet i palëvizur në çatinë e një ndërtese të vogël rreth një çerek milje në veri të skenës ku ish-presidenti po fliste në Butler të Pensilvanisë. Pozicioni i trupit korrespondon me pozicionin e mundshme nga ku erdhën të shtënat.

j.l./ dita
Burimi