VIDEO: Turisti spanjoll bie nga shkëmbi në Vjosë, reagon Federata e Rafting: Mjaft më me guida të patrajnuara (pamjet e shpëtimit)

VIDEO: Turisti spanjoll bie nga shkëmbi në Vjosë, reagon Federata e Rafting: Mjaft më me guida të patrajnuara (pamjet e shpëtimit)

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme ne Vjosë, aty ku kohët e fundit janë shtuar së shumti vizitorët vendas dhe të huaj.
Një turist është rrëzuar nga shkëmbi dhe ka thyer kembën.
Për rastin ka reaguar Federata e Rafting, e cila tërheq vëmendjen për të disatën herë mbi rrezikun e lundrimit në Vjosë me guida të patrajnuara.
DEKLARATA:
“Sot ne lumin Vjosa nje turist i huaj i shoqeruar nga subjekti “Hotel Ramizi” i pa trajnuar i pa certifikuar dhe pa masa sigurie sipas ligjeve rregullave te sportit turistik te Rafting ka thyer kemben dhe eshte shembur ne trup pasi ka rene nga Shkembi.
Per fatin e mire ne grup ishte nje turist spanjoll me profesion mjek i cili ndihmoi ne dhenien e ndihmes se pare.
Federata Shqiptare e Rafting shpreh shqetesimin per rastin e sotem dhe solidarizohet me turistin e demtuar dhe familjen e tij.
Rafting eshte nje sport turistik i cili kerkon pajisje te specializuara sipas standarteve te BE.
Aktiviteti i Rafting kerkon guida te trainuara nga Federata Shqiptare e Rafting dhe te licensuara sipas ligjeve ne republiken e Shqiperise .Cdo guide duhet te zbatoje te gjitha masat e sigurise sipas rregullores se Federates.
Raste te tilla demtojne ne fillim jeten e turistit,imazhin e sportit te rafting dhe Shqiperise.
I bejme thirje institucioneve pergjegjese te bashkohen me Federaten Shqiptare te rafting per te kontrolluar grupet dhe guidat qe nuk respektojne reegullat e ushtrimit te ketij sport…”
Më poshtë mund të shihni pamjet nga vendngjarja botuar nga DITA:

 
i.b./dita
Burimi