VIDEO: Tentoi të rrëmbente 2-vjeçaren në një market në Tiranë? Policia: Një grua në kërkim

VIDEO: Tentoi të rrëmbente 2-vjeçaren në një market në Tiranë? Policia: Një grua në kërkim

Një ngjarje e paprecedentë raportohet se ka ndodhur ditën e djeshme në një nga marketet e kryeqytetit.
Sipas informacioneve, një grua ende e paidentifikuar dyshohet se ka tentuar të rrëmbejë një 2-vjeçare.
Lidhur me ngjarjen e cila u raportua nga mediat fillimisht ka reaguar edhe policia e Tiranës. Në njoftimin e tyre bëhet me dije se gruaja është shpallur në kërkim nga policia, pasi babai i të miturës ka bërë kallëzim.
Pas këqyrjes së kamerave të marketit është parë se gruaja ka marrë në krahë vajzën 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.
Punonjësit e marketit kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor. Vijon puna për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Në lidhje me një video të publikuar në një portal në të cilën shfaqet një shtetase në ambientet e një marketi, e cila merr në krahë një fëmijë të mitur, del nga marketi dhe më pas kthehet sërish, ju informojmë se:
Më datë 14.09.2024, është paraqitur në Polici shtetasi E. D., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një shtetase ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkruar në vendngjarje ku kanë administruar pamjet filmike si dhe kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor.
Vijon puna për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

j.l./ dita
Burimi