![VIDEO: I fashuar në vesh, Trump bën daljen e parë publike dy ditë pas atentatit](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/video-i-fashuar-ne-vesh-trump-ben-daljen-e-pare-publike-dy-dite-pas-atentatit_66961a2ce76b3.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
VIDEO: I fashuar në vesh, Trump bën daljen e parë publike dy ditë pas atentatit
👁1636
Kandidati republikan për presidencën e SHBA, Donald Trump bëri e tij të parë publike pas atentatit ndaj tij në Pensilvani.
Trump u shfaq pak para mbylljes së ditës së parë të konventës republikane në Milwaukee me një fashë mbi veshin e tij dhe një grusht të ngritur.
Teksa Trump shfaqej, të pranishmit në konferencë shpërthyen në brohoritje, duke bërtitur emrin e ish-presidentit të SHBA-së dhe “SHBA, SHBA”.
Pasi përshëndeti zyrtarët e partisë, Trump u ul pranë kandidatit të tij për zëvendëspresident dhe senatorit të Ohajos, J. D. Vance.
j.l./ dita
Burimi