VIDEO: Hapja e tunelit të Llogorasë, Rama pritet me daulle dhe këngë isopolifonike

VIDEO: Hapja e tunelit të Llogorasë, Rama pritet me daulle dhe këngë isopolifonike

Kryeministri Edi Rama është pritur me këngë isopolifonike dhe daulle gjatë inaugurimit të tunelit të ri të Llogorasë.

Gjatë inagurimit të tunelit që shkurton rrugën drejt jugut në pikun e sezonit turistik, Rama është shoqëruar nga zv.kryeministrja Balluku, nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

Të shumtë ishin qytetarët që i uruan ditëlindjen kryeministrit, duke i kënduar edhe këngë.
Postimi i Ramës:
🟢Llogara, Vlorë – Hapja e tunelit më të gjatë në Shqipëri, një ëndërr e kahershme qyshse nuk mbahet mend dhe premtim bajat i tërë fushatave elektorale të partive, sot bëhet realiteti i jetës së përditshme të një prej zonave më spektakolare të atdheut tonë, si edhe një motor i ri me shumë kuaj fuqi për industrinë e re të turizmit dhe ekonominë kombëtare, të cilës në fund të vitit do t’i shtohet motori i fuqishëm i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës⚓️🔜✈️☀️🌊🏖️⛰️🏕️
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅#VetëmPërpara➡️🇪🇺#SHQIPËRIA2030🇦🇱

j.l./ dita
Burimi