VIDEO: 200 metra larg “objektivit”, ja ku ishte pozicionuar atentatori i Trump

VIDEO: 200 metra larg “objektivit”, ja ku ishte pozicionuar atentatori i Trump

Bazuar te dëshmitë e deritanishme, BBC shkruan se atentatori i Donald Trump ishte pozicionuar me snajper në një çati, më pak se 200 metra larg “objektivit”.
Ky version i ngjarjes së rëndë mbështetet edhe nga filmimet që janë siguruar, ku shihet edhe trupi i pajetë i autorit 20-vjeçar.
Autoritetet kanë analizuar pamjet mbështetur edhe te Google Maps, duke lokalizuar edhe vendin fiks ku mbeti i vrarë një qytetar.
Teksa Trump tha fjalinë “shihni se çfarë ka ndodhur…“, u dëgjuan të shtëna.

Një burrë me bluzë të bardhë e kapele bejsbolli mori plumbat e parë dhe u rrëzua direkt përtokë.
Pak sekonda më vonë u plagos ish-Presidenti Donald Trump.

 
j.l./ dita 
Burimi