Të shtënat me armë zjarri në Selenicë, shpallet në kërkim 35-vjeçari

Të shtënat me armë zjarri në Selenicë, shpallet në kërkim 35-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e shkuar në fshatin Brataj në Selencië.
Bëhet me dije se një person në gjendje të dehur ka qëlluar më armë zjarri ndërsa është shpallur dhe në kërkim. Bëhet fjalë për një 35-vjeçar me inicialt A.F.
Nga kjo ngjarje raportohet se nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orës 21:05, në fshatin Brataj, Selenicë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K. L., dyshohet se shtetasi A. F., rreth 53 vjeç, në gjendje të dehur, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
 
j.l./ dita
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente