Të shtëna me armë në Ndroq, vritet 50-vjeçari
Pasditen e sotme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në afërsi të një lokali në Ndroq.
Fatkeqësisht nga të shtënat ka mbetur i vrarë një person.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën Alfred Dedja.
Ndërkohë janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.
Në vendngjarje ndodhet ambulanca dhe policia e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Dyshohet se autori i vrasjes është Julian Gjoshi. Gjoshi është afruar në këmbë kur ta kryer krimin dhe më pas është larguar me një makinë benz të zi (ML).
Siç raportohet viktima është banor i zonës. Po ashtu dyshohet se ngjarja ka te beje me prishjen e pazareve të drogës.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.
j.l./ dita
Burimi