![Spanja mbposht Gjermaninë në shtesë, të zotët e shtëpisë eliminohen që në çerekfinale](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/spanja-mbposht-gjermanine-ne-shtese-te-zotet-e-shtepise-eliminohen-qe-ne-cerekfinale_668842ff6e20b.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
Spanja mbposht Gjermaninë në shtesë, të zotët e shtëpisë eliminohen që në çerekfinale
Spanja ka eliminuar Gjermaninë duke siguruar një vend në gjysmëfinalet e Euro 2024.
Ndeshja, e cilësuar si një finale e parakohshme, dhuroi emocione të shumta në 120 minuta, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.
Të parët që shënuan ishin spanjollët Dani Olmo, i cili ktheu në gol një assist të Lamine Yamal.
Megjithatë “pancerat” nuk u dorëzuan deri në minutën e fundit dhe barazuan shifrat me Wirtz.
Në një ndeshje me shumë raste nga të dyja palët ishte Spanja ajo që shfrytëzoi mundësinë në minutën e parafundit të kohës shtesë dhe Mikel Merino u shndërrua në hero duke shënuar në portën e Neuer.
Kështu, Spanja kalon në gjysmëfinale dhe Gjermania e mbyll këtu Europianin. Iberikët do të përballen me fituesin e sfidës Portugali-Francë.
j.l./ dita
Burimi