SPAK kontrolle në banesën e ish-ministrit Ilir Beqaj në Vlorë, oficerët shqyen derën

SPAK kontrolle në banesën e ish-ministrit Ilir Beqaj në Vlorë, oficerët shqyen derën

SPAK ka urdhëruar kontrollin e banesës së ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në Vlorë. Bëhet me dije se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse për hapjen e derës së banesë.
Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik të këtij viti dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).
i.b./dita
Burimi