SPAK kërkoi 2.8 vite burg, mbahet seanca për Vangjush Dakon

SPAK kërkoi 2.8 vite burg, mbahet seanca për Vangjush Dakon

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, për të cilin SPAK kërkoi dënimin me 2.8 vite burg, me gjykim të shkurtuar.
Vangjush Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste dhe aktualisht ndodhet në arrest shtëpie. Në seancën e mbajtur, Dako po përfaqësohet nga avokati i tij, Petrit Ismaili i cili gjatë konkluzioneve përfundimtare kërkoi pafajësi ose në rast të shpalljes fajtor, kërkoi pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg.
Vangjush Dako u arrestua në qershor 2023. Pas 8 muajsh GJKKO vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në ‘arrest shtëpie’ për shkak të kalimit të afateve.
i.b./dita
Burimi