Siklet në studion e TCH: Kush është gjyqtari i GJK në aferë seksuale që po shantazhohet?
👁1449
Gjatë një debati në Top Story mes opinionistit Arian Curri dhe të ftuarit për çështje të kriminalistikës Ervin Karamuço kanë dalë në dritë akuza për një zyrtar të lartë të drejtësisë.
Curri i është drejtuar Karamuços live në studio me pyetjen: “A keni ju dijeni, kot po ju pyes se ju s’do përgjigjeni, për një rast të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, në detyrë sot, i cili shantazhohet me kontakte personale të papërshtatshme me femra? Dhe mos u përgjigj se po të shikoj që…”, tha analisti duke e vënë në siklet ekspertin.
Karamuço përgjigjet: “Ka informacione, janë sensitive, private, mund t’i ndodhë kujtdo. Por nëse ato raporte intime kanë lidhje edhe me punën, atëherë ai person duhet të japë dorëheqjen”.
j.l./ dita
Burimi