Shtyhet seanca paraprake e “Sterilizimit”, Beqaj: Aktet përmbajnë të pavërteta

Shtyhet seanca paraprake e “Sterilizimit”, Beqaj: Aktet përmbajnë të pavërteta

Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e “Sterilizimit”, për shkak të mungesës së një avokati.
Për herë të parë në sallë, ish ministri i shëndetësisë, i arrestuar për hetimet që po kryhen për SASPAC, u shpreh se aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta.
Ish ministri kërkoi të bënte një deklaratë për aktet procedurale që lidhen me hetimin tjetër, por gjykata e ndërpreu, pasi në këtë seancë nuk mund te kryhej më veprim për shkak të mungesës së mbrojtjes për një nga të pandehurit.
Mungesa e pajustifikuar e një mbrojtësi, u bë shkak i pezullimit te akteve te paraburgimit për te gjithë te pandehurit.
Kjo është hera e katërt që shtyhet seanca paraprake për çështjen “Sterizilimi”.
i.b./dita
Burimi