Shpërthim në një kantier ndërtimi në Tiranë, nuk raportohen të lënduar
👁1501
Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një kantier ndërtimi në rrugën “Reshit Çollaku”. Sipas informacioneve policore shpërthimi ishte i ngjashëm me ato të lëndëve plasese ose piroteknike.
Më tej bëhet me dije se nuk ka dëme materiale apo persona të lënduar, ndërkohë ngjarja po hetohet nga autoritetet.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.08.2024, rreth orës 01:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.
Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
j.l./ dita
Burimi