SHBA dënon ish-presidentin e Hondurasit me 45 vite burg për trafikimin e ‘tonelatave’ të kokainës

SHBA dënon ish-presidentin e Hondurasit me 45 vite burg për trafikimin e ‘tonelatave’ të kokainës

Megjithse i patundur në qëndrimin e tij te pafajesise, ish-presidenti i Honduras, Juan Orlando Hernández u dënua sot në New York me 45 vjet burg për bashkëpunim me trafikantët e kokainës që kanë sjellë në SHBA rreth 400 ton kokainë gjatë një dekade, thanë zyrtarët.
Gjykatësi P. Kevin Castel dënoi Hernández dhe e gjobiti 8 milionë dollarë, duke thënë se masa duhet të shërbejë si një paralajmërim për të gjithë individët ‘me arsim të mirë dhe veshje ekstravagante’ që fitojnë pushet dhe statusin e tyre e përdorin për t’i shpëtuar drjetësisë kur bëjnë gjëra të gabuara.’
Një juri amerikane e kishte shpallur atë fajtor në mars pas një gjyqi dy-javor në Manhattan, që ishte në faqet e para të mediave në vendin e tij.
Por kjo nuk duket se e bënte ish-zyrtarin e lartë të ndryshonte qëndrim: “Jam i pafajshëm, jam akuzuar gabimisht dhe padrejtësisht,” tha Hernández me anë të përkthyesit të tij pas dhënies së dënimit.
Në deklaratën e tij te gjatë i dënuari u ndërpre disa herë nga gjyaktësi që i kujtonte se nuk lejohej të zgjatej shumë dhe se kjo nuk ishte mënyra për të sfiduar vendimin.
Hernández e quiante veten ‘hero’ të luftës kundër drogave, që kishte bashkëpunuar me autoritetet amerikane të tre adminsitratave të mëparshme për të reduktuar trafikun e drogave drejt SHBA.
Por gjykatësi tha se provat tregonin të kundërtën dhe se Hernández shfrytëzonte “aftësitë e tij të aktrimit” për ta bërë veten të dukej ndryshe, dhe se në fakt kishte përdorur policinë e ushtrinë e vendit për të ndihmuar trafikimin e drogave.
Castel e quajti Hernández një “politikan me dy fytyra, të etur për pushtet” që mbronte grupin e tij të trafikantëve.
Gjatë dhënies së dënimit, Hernández me syze dhe uniformën e burgut tundte kokën në mohim.
55 vjeçari Hernández, ka kryer dy mandate në krye të vendit amerikano-qendror me rreth 10 milionë banorë.
Me urdhër të SHBA, ai u arrestua në shtëpinë e tij në kryeqytetin Tegucigalpa në 2022 dhe u ekstradua në prill të atij viti.
Prokurorët thanë se Hernández ka bashkëpunuar me trafikantët që prej vitit 2004, duke marrë miliona dollarë rryshfet që kur u bë kongresmen dhe më pas president.
Hernández pranonte se paratë e drogave i shpërndaheshin të gjitha partive politike në Honduras, dhe mohonte të kishte përfituar vetë. Kjo e fundit sipas tij i solli arrestimin e dënimin.
Hernández insistonte se gjyqi i tij ishte i padrejtë pasi nuk u lejua të sillte provat e pafajësisë, dhe shtonte se në fakt “po gjykohej nga politikanët e trafikantët.”
Trafikantët e vrasësit që dëshmuan në gjyq thanë se Hernández mbronte disa nga trafikantët më të fuqishëm të Amerikës Latine si  Joaquín “El Chapo” Guzmán, i cili i kishte paguar rryshfet $1 milion në 2013 vëllait të Hernández, Juan Antonio, ish-kongesmen i dënuar tashme në SHBA përjetë në 2021.
Gjykatësi Castel shtonte se gjyqi ndaj Hernández ishte i drejtë dhe se provat tregonin për fajësinë.
Ai shtoi se Hernández kishte ndihmuar trafikantët të cilët nga ana tjetër kishin avancuar ambicjet e tij politike. “Qëllimi i tij kryesor ishte mbijetesa politike”, tha më tej Castel, shkruan thestar.com
Burimi