
Rrëzohet nga anija anëtari i ekuipazhit, ndërron jetë 22-vjeçari në Porto Romano
👁1109
Anëtari i një ekuipazhi anije është rrëzuar aksidentalisht duke humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Porto Romano, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
“Rreth orës 12:00, në Porto Romano, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët e një anijeje, shtetasi Y. B., 22 vjeç, pjesëtar i ekipazhit, i cili si pasojë ka humbur jetën”, thotë Policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
j.l./ dita
Burimi