Protesta para Bashkisë së Tiranës, Policia publikon planin e masave

Protesta para Bashkisë së Tiranës, Policia publikon planin e masave

Policia e Tiranës ka njoftuar planin e masave të marra para zhvillimit të protestës së thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita para bashkisë së Tiranës.
Bëhet me dije prej orës 09:30 e deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Ashtu si në protestat e zhvilluar javët e tjera qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj nga detyra pas zbardhjes së dosjes “5D”.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë
Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.
Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
 
j.l./ dita
Burimi