![Po transportonte 3.5 litër vaj kanabisi në Sarandë, në banesë i gjenden edhe armë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/12/po-transportonte-3-5-liter-vaj-kanabisi-ne-sarande-ne-banese-i-gjenden-edhe-arme_674c5e12587e6.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
Po transportonte 3.5 litër vaj kanabisi në Sarandë, në banesë i gjenden edhe armë
Transportimi i 3.5 litër vaj kanabisi nuk ka shkuar siç duhet për një 35-vjeçar në Sarandë, i cili është ndaluar nga policia.
I riu akuzohet se prodhonte dhe shiste vaji kanabisi, ndërsa pas kontrollit në banesë i janë gjetur armë zjarri dhe armë të ftohta.
Policia ka sekuestruar vajin e kanabisit, një armë zjarri kallashnikov, një thikë, fishekë dhe një sasi lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.
“Komisariati i Policisë Sarandë në aksin rrugor Delvinë-Sarandë finalizoi operacionin policor të koduar “Haze”, si rezultat i të cilit, u lokalizua dhe u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 35 vjeç, banues në Delvinë. Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3.5 litër vaj kanabisi, 1 armë zjarri kallashnikov, një armë të ftohtë thikë, 3 krehra, një sasi municioni luftarak, dhe një sasi kanabis sativa në formë çokollate”, njofton Policia.
j.l./ dita
Burimi