“Po përgatiten sulme të reja”, SHBA dhe Kina paralajmërojnë Ukrainën: Bëni kujdes më 24 gusht

“Po përgatiten sulme të reja”, SHBA dhe Kina paralajmërojnë Ukrainën: Bëni kujdes më 24 gusht

Diplomatët e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë bërë më dije se, Moska po përgatit një plan hakmarrjeje ndaj Ukrainës ditën kur Kievi do të festojë pavarësinë e saj.
Ambasada e SHBA-së në Ukrainë, duke cituar informacione nga Departamenti Amerikan i Shtetit, paralajmëroi se Rusia mund të përgatisë sulme kundër objektivave qeveritare dhe civile në Ukrainë në ditët në vijim. Përfaqësia diplomatike e Uashingtonit tha se ka informacione se Rusia po shton përpjekjet e saj për të nisur sulme me dronë dhe raketa natën dhe ditën në të gjithë Ukrainën.
Po ashtu, ambasada kineze në Ukrainë, ka publikuar një paralajmërim për bashkatdhetarët e saj për intensifikimin e mundshëm të bombardimeve ruse. Selia diplomatike në Pekin ritheksoi lajmin për qytetarët kinezë që të mos udhëtojnë në Ukrainë, “duke marrë parasysh situatën aktuale të sigurisë” dhe u tha të pranishmëve që të kërkojnë menjëherë strehim në vende të sigurta kur të bjerë alarmi i avionit, citon Reuters.
Presidenti rus Vladimir Putin mbajti të enjten një takim me zyrtarë të lartë rreth situatës në rajonet ruse në kufi me Ukrainën. “Ju kam mbledhur për të diskutuar situatën që po zhvillohet në këto momente në rajonet kufitare të Rusisë”, tha Putin në hapje të takimit. Zëvendëskryeministri i parë Denis Manturov tha se Rusia po vlerëson dëmet në bujqësi dhe industri në rajonet kufitare, shkruan A2 CNN.
Por ndërkohë një situatë e pazakontë po ndodh në rajonin rus të Kurskut. Autoritet lokale kanë filluar ndërtimin e strehimoreve dhe bunkerëve për civilët në rast të ndonjë invazioni të Ukrainës. “Me udhëzimet e mia, administrata e qytetit të Kurskut ka identifikuar lokacione qendrore për instalimin e bunkerëve të parafabrikuar modularë”, tha guvernatori rajonal Alexei Smirnov në Telegram.
Smirnov publikoi një foto të një kamioni që dërgonte një nga blloqet. Sipas Smirnov, bunkerë po ngrihen edhe në dy vende të tjera, duke përfshirë Kurschatow. Aty ndodhet centrali bërthamor i rajonit të Kurskut.
i.b./dita
Burimi