Plani radikal i Barcelonës: Ndalon banesat AirBnB, kanë rritur koston e jetesës
Barcelona, një nga destinacionet kryesore të pushimeve të Spanjës, ka njoftuar se do të ndalojë marrjen me qira të apartamenteve për turistët deri në vitin 2029. Ky ësht një hap drastik i papritur, i marrë nga drejtuesit e qytetit në përpjekje për të frenuar rritjen e kostove të banesave.
Një tjetër arsye është edhe që qyteti të bëhet “më i jetueshëm” për banorët.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Jaume Collboni, tha të premten se deri në nëntor 2028, Barcelona do të revokojë licencat e 10,101 apartamenteve të miratuara aktualisht si me qira afatshkurtra.
“Ne po merremi me atë që besojmë se është problemi më i madh i Barcelonës”, tha Collboni.
“Kjo do të thotë se “nga viti 2029”, nëse nuk ka pengesa, “apartamentet turistike, siç i kuptojmë ne sot, do të zhduken nga qyteti i Barcelonës”.
Një bum në qiratë afatshkurtra në Barcelonë, qyteti më i vizituar i Spanjës nga turistët e huaj, bëri që disa banorë të mos mund të përballonin një apartament pasi qiratë u rritën me 68% në 10 vitet e fundit dhe kostoja e blerjes së një shtëpie u rrit me 38%.
Duhet theksuar se Spanja renditet në tre vendet e para me më shumë vizita në botë, por me banorët e rajonit të “ndëshkuar” në disa vende.
Qeveritë lokale kanë njoftuar kufizime për qiratë afatshkurtra në vende si Ishujt Kanarie të Spanjës, Lisbona dhe Berlini në dekadën e fundit.
j.l./ dita
Burimi