Pësoi hemorragji celebrale, ndërron jetë poeti Agim Doçi

Pësoi hemorragji celebrale, ndërron jetë poeti Agim Doçi

Poeti i mirënjohur shqiptar Agim Doçi është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ai pësoi të shtunën e 22 qershorit hemorragji celebrale dhe prej disa ditësh ndodhej në reanimacion.
Lajmin për humbjen e poetit e kanë dhënë familjarët e tij me anë të rrjeteve sociale.
Mësohet se homazhet në nder të Doçit do të mbahen ditën e nesërme në orën 11:00, si dhe ceremonia e varrimit. Po ashtu në lidhje me lajmin e hidhur ka reaguar dhe këngëtarja Myfarete Laze.
Postimi:
Lamtumir. Lamtumir , Agim Doçi.
O pendë artë i vargut poetik e të kënduar në breza.
Te kjoftë dheu i lehtë ashtu si të lehtë , të bukur,e bëre jetën tonë, plot shpres, mençuri, dashuri, patriotizëm, vlera , duke skalite në mos harresë emrin Agim Doçi.
Ashtu si trokite në çdo zemër me vargun tënd të kënduar.
Lamtumirë Agim Doçi.
Ngushëllime, Ngushëllime, se sot të gjithë me dashuri. Respekt, të thonë:
“Pushofsh në paqe me Zotin tënd’’
Agim Doçi ka lindur më 9 maj 1948 dhe ishte një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar. Doçi u në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.
Ai ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të ’80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame” si kryeinxhinier për energjinë. Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990.
Doçi ishte autor i shumë teksteve të këngëve shqipëtare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës ku mund të përmenden këngë shumë të njohura si “Marrshi i UÇK-së”, “A vritet pafajsia”. Gjithashtu ai pati botuar disa libra me poezi si “Hajde dru me pre”, “Rrëzuar mbi vetminë”, “Rituali i kryqëzimit”.
 
j.l./ dita
Burimi