Përlotet në sallën e gjyqit Pajtime Fetahu, ja vendimi që mori GJKKO për ish-gjyqtaren
👁6227
GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në shtëpi për ish gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila është përlotur në sallën e gjyqit.
“Për këto që më akuzoni nuk kam dijeni”, mësohet se është shprehur ish-gjyqtarja, e cila është shfaqur e përlotur.
Masa ndaj saj u ekzekutua në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë 2” dhe akuzohet për “korrupsion” dhe bashkëpunëtore e eksponentëve kriminalë.
Bashkë me Fetahun me 31 korrik, u arrestua edhe zv-drejtori i burgut të Bradasheshit në Elbasan, Martin Musa.
Ish-gjyqtarja Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut.
j.l./ dita
Burimi