PE miraton Komisionin e ri Evropian, merr detyrën më 1 dhjetor

PE miraton Komisionin e ri Evropian, merr detyrën më 1 dhjetor

Komisioni i ri Evropian, me në krye Ursula von der Leyen mori miratimin përfundimtar nga Parlamenti Evropian të mërkurën, duke lejuar që ekzekutivi të marrë detyrën më 1 dhjetor dhe të nisë ciklin e tij legjislativ pesëvjeçar. Komisioni siguroi 370 vota pro, 282 kundër dhe 36 abstenime nga ligjvënësit në Strasburg.
Në fjalimin e saj hyrës, von der Leyen theksoi angazhimin e Komisionit për të ringjallur ekonominë e BE-së, për të rritur konkurrencën dhe për të shkurtuar burokracinë. Ajo po ashtu u angazhua për të mbështetur Ukrainën, menaxhuar migracionin, përshpejtuar veprimet për klimën dhe reformuar buxhetin e Bashkimit Evropian. Prioritetet e tjera të Komisionit do të përfshijnë sundimin e ligjit dhe zgjerimin e BE-së, me një fokus të veçantë në forcimin e lidhjeve të bllokut me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën.
Duke folur për sfidat që e presin, von der Leyen deklaroi se “lufta jonë për liri mund të duket ndryshe nga brezat e kaluar, por aksionet janë po aq të larta”. Ajo theksoi se BE duhet të bëjë zgjedhje të vështira, duke investuar masivisht në siguri dhe prosperitet, dhe duke qëndruar të bashkuar për të ruajtur vlerat e përbashkëta.
Megjithatë, votimi i kësaj të mërkure ishte dukshëm më i ulët se ai muajit korrik, kur von der Leyen mori 401 vota për të drejtuar Komisionin. Ky ndryshim reflekton një shumicë në tkurrje, të mbështetur më shumë te forcat e krahut të djathtë dhe më pak nga progresistët.
i.b./dita
Burimi