Orban merr kritika të forta për takimin me Vladimir Putin
Kryeministri hungarez Viktor Orban mbërriti në Moskë për të takuar presidentin rus Vladimir Putin.
Vizita e Orban është shoqëruar me kritika të forta nga liderët e tjerë të BE-së të cilët e kanë paralajmëruar të mos flasë në emër të Bashkimit Europian.
Nga ana e tij, Orban u kundërpërgjigj se nuk përfaqëson asnjë vend, por se do të shkojë në Moskë në emër të paqes dhe ndalimit të luftës midis Ukrainës dhe Rusisë.
“Nuk kam nevojë për një mandat, pasi unë nuk përfaqësoj asgjë”, u shpreh Viktor Orban.
Nga ana e tij, Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha kryeministrit hungarez Viktor Orban se ishte gati të diskutonte me të “detajet” e propozimeve të tij për paqen në Ukrainë, duke e pritur atë sot në Kremlin.
Hungaria mori presidencën e radhës gjashtëmujore të unionit europian. Më herët Orban vizitoi Ukrainën ku u takua me Presidentin Volodymyr Zelenskyy.
i.b/dita
Burimi