Ndërpriten punimet në aeroportin e Vlorës, punonjësit në protestë, shkak pagat e prapambetura

Ndërpriten punimet në aeroportin e Vlorës, punonjësit në protestë, shkak pagat e prapambetura

Punonjësit e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës prej disa ditësh janë në protestë.
Mësohet se ata kanë ndërprerë punimet për shkak se nuk kanë marrë pagat.
Punonjësit pretendojnë se kanë disa muaj pa marrë rrogën dhe paralajmërojnë pezullim të punës nga ana e tyre.
Momentalisht mësohet se ata kanë pezulluar protestën pas negociatave me përgjegjësit e firmës, që iu kanë premtuar se deri të premten do t’u kalohen të gjitha pagat.
Por punonjësit kanë paralajmëruar se nëse premtimi nuk mbahet të premten, do të ketë pezullim të punimeve.
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është parashikuar të hapet dhe të nisë fluturimet pranverën e vitit të ardhshëm.
Po ashtu ishte parashikuar që brenda vitit do të kryhej edhe aplikimi për certifikimin e aeroportit, ku do të vlerësohej operimi i tij, kualifikimi i stafit dhe siguria në terren.
 
j.l./ dita
Burimi