Ndarja nga jeta e shkrimtarit Ismail Kadare, qeveria shpall ditë zie kombëtare 2 dhe 3 korrikun
👁618
Qeveria ka shpallur ditë zie kombëtare 2 dhe 3 korrikun, në nderim të shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta këtë të hënë në moshën 88-vjeçare.
Vendimi i kryeministrit Edi Rama përcakton organizimin e homazheve në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Në orën 13:00 të datës 3 korrik do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin teksa trupi i pajetë i shkrimtarit do të përcillet në banesën e fundit.
Gjithashtu urdhërohet të ndërpritet çdo transmetim dhe të transmetohet muzikë funebre gjatë kryerjes së homazheve. Flamuri do të qëndrojë në gjysmështizë në institucionet e vendit.
VENDIMI:
i.b/dita
Burimi