Mbrojtja Civile: Shuhet zjarri në Shëngjin

Mbrojtja Civile: Shuhet zjarri në Shëngjin

Prej më shumë se katër ditë zgjati lufta me zjarrin në Shëngjin. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile deklaroi sot pasdite se më në fund flakët janë shuar.
308 efektivë të Forcave të Armatosura, një autobot uji, helikopteri Cougar, zjarrfikëse nga Lezha, Kamza, Tirana, Mati, Berati, Fieri, Lushnja, Shkodra, Kukësi dhe Durrësi janë dërguar atje për të fikur zjarrin.
“Angazhim maksimal: mbi 308 efektivë nga FA me 30 mjete, 3 autoambulanca, 1 autobot uji, 1 helikopter Cougar, 3 automjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë; 1 automjet zjarrfikëse nga bashkia Mirditë, 3 automjete zjarrfikëse nga Kamza, 4 automjete zjarrfikëse nga Tirana, 1 automjet zjarrfikëse nga Mati, 1 automjet zjarrfikëse nga Berati, 1 automjet zjarrfikëse nga Fieri, 1 automjet zjarrfikëse nga Lushnja, 1 automjet autobot nga Shkodra, 1 automjet zjarrfikëse nga Vau Dejës, 1 automjet zjarrfikëse nga Kukësi, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Shëngjin, 1 automjet zjarrfikëse nga Porti Durrës, dhjetëra forca Policore dhe Urgjenca Mjekësore”, njoftoi Mbrojtja Civile.
Ndërkohë të angazhuara kanë qenë edhe dy avionë Canadair të qeverisë italiane.
“Vlerësim, mirënjohje dhe falënderim për çdo punonjës, personel dhe vullnetar që ka marrë pjesë në këtë operacion, falë punës së të cilëve u shpëtuan jetë njerëzish, qendra të banuara dhe ekonomi”, thotë Mbrojtja Civile në reagimin e saj.
Një ditë më parë, flakët në Shëngjin dolën jashtë kontrollit edhe pranë zonave të banuara duke detyruar evakuimin e banorëve dhe pushuesve.
i.b./dita
Burimi