Mbetën në det të hapur 9 persona, shpëtohen nga policia

Mbetën në det të hapur 9 persona, shpëtohen nga policia

Një gomone me 9 persona nga Tirana mbeti në det të hapur për shkak të një defekti në afërsi të Krorëz.
Pasi u njoftua për rastin, policia detare i erdhi në ndihmë pushuesve, duke i shoqëruar ata deri në breg, fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk kishte pësuar lëndime.
“Njësia Speciale e Kufirit Delta dhe Njësia Policore Detare në SPK Borsh ndihmuan 9 shtetas nga Tirana, të cilëve u rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare shkuan menjëherë në drejtim të adresës së dhënë, në afërsi të plazhit Krorëz, dhe konstatuan mjetin lundrues tip gomone, i cili kishte pësuar defekt në motor.

Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 8 familjarët e tij, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë.

Të nëntë shtetasit u transportuan me mjetin e Njësisë Speciale Delta në Portin e Sarandës, në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, mjeti i tyre lundrues u transportua nga Policia po në këtë port.
i.b./dita
Burimi