Lojtarët e Tiranës vendosin lule para derbit për Gerti Bogdanin
Derbi mes Partizanit dhe Tiranës ka ndezur atmosferën në stadiumin ‘Air Albania’ në kryeqytet.
Diçka që ka bërë përshtypje para nisjes së ndeshjes, është veprimi i lojtarëve të Tiranës, të cilët kanë vendosur kurora me lule te fotografia e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdanit, i cili ndërroi jeta pak ditë më parë në moshën 44-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak.
Atmosfera para ndeshjes është shoqëruar me tensione të vogla mes tifozerive të të dy ekipeve, të cilët ka shkëmbyer sharje e ofendime kundrejt njëri-tjetrit në distancë.
Formacionet zyrtare:
Partizani: Qirko, Mehmeti, Preka, Buxhelaj, Hadroj, Rrapaj, Sembene, Taipi, Zeka, Cara, Bintsuka.
Tirana: Selmani, Mici, Dembele, Soler, Jonuzi, Abah, Haxhiu, Ismalji, Meta, Kola, Jarmoun.
n.s. / dita
Burimi