Kryesimi i nismave rajonale, ministri Hasani: Zgjerimi, projekti më i suksesshëm i Bashkimit Evropian

Kryesimi i nismave rajonale, ministri Hasani: Zgjerimi, projekti më i suksesshëm i Bashkimit Evropian

Gjatë takimeve të nivelit të lartë të zhvilluara në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria, si vend kryesues i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) dhe Nismës së Evropës Qendrore (CEI), rikonfirmoi angazhimin e saj për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Qendrore.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, vuri theksin te rëndësia e bashkëpunimit rajonal dhe shfrytëzimi i potencialit të përbashkët për të arritur zhvillimin ekonomik dhe sigurimin e një të ardhme më të begatë për qytetarët e rajonit.
“Ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që na ndajnë, dhe ne duhet të përfitojmë nga mundësitë që na presin,” u shpreh Ministri Hasani.
Po ashtu, Ministri Hasani nënvizoi se avancimi i qëndrueshëm i procesit të integrimit evropian mbetet një prioritet kyç i kryesimit shqiptar të CEI.
Në të dyja nismat, Shqipëria kq rikonfirmuat angazhimin e saj për forcimin e stabilitetit, sigurisë, dhe klimës së investimeve në rajon, si dhe për mbështetjen e Ukrainës dhe përballjen me sfidat globale në kuadër të Agjendës 2030.
i.b./dita
Burimi