Kapet droni mbi burgun e Peqinit, do “furnizonte” me telefona dhe kokainë të burgosurit

Kapet droni mbi burgun e Peqinit, do “furnizonte” me telefona dhe kokainë të burgosurit

Një dron në fluturim është konstatuar mbrëmjen e djeshme brenda burgut të Peqinit.
Pas ekspertizës është zbuluar se droni ka hedhur në oborrin e burgut dy telefona ‘Iphonë’, 8 fisha karikuesi, tridhjetë e tre doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, rreth 210 gram e ndarë në doza të vogla lëndë e dyshuar kanabis sativa.
Kanë qenë policët e rrethimit të jashtëm që kanë dëgjuar zhurmën e dronit dhe kanë dhënë alarmim.
Ky është droni i dytë brenda pak ditësht pas atij të burgut të sigurisë së lartë në Burrel.
i.b./dita
Burimi