Kaosi politik i shkaktuar në Korenë e Jugut nga ligji ushtarak, Policia nis hetimet për presidentin

Kaosi politik i shkaktuar në Korenë e Jugut nga ligji ushtarak, Policia nis hetimet për presidentin

Koreja e Jugut vijon të jetë e trazuar nga kaosi politik i shkaktuar nga vendimi jetëshkurtër i Presidentit Yoon për të thirrur ligjin ushtarak. Lidhur me këtë ministri i Mbrotjes së vendit, Kim Yong-hyun lajmëroi dje se ka dorëzuar dorëheqjen dhe kërkoi popullit falje për çfarë kishte ndodhur.
Ndërkohë sot mediat e huaja raportojnë se policia i ka vendosur ndalim urgjent udhëtimeve të ish-ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, dorëheqja e të cilit u pranua këtë mëngjes nga presidenti Yoon.
Disa raporte të mediave lokale thonë se ishte ai që i kishte sugjeruar Yoon-it idenë e shpalljes së gjendjes ushtarake, një pretendim që u përsërit nga ministri i Brendshëm Lee Sang-min gjatë një konference këtë mëngjes.
Gjithashtu bëhet e ditur se policia e Koresë së Jugut ka nisur një hetim ndaj presidentit Yoon Suk Yeol për “kryengritje” të dyshuar lidhur me shpalljen e tij të ligjit ushtarak, tha një oficer i lartë policie të enjten.
Hetimi thuhet se vjen pasi opozita paraqiti një ankesë kundër Yoon dhe figurave të tjera kyçe të përfshira në ngjarjet e së martës mbrëma.
Kryengritja është një krim që tejkalon imunitetin presidencial dhe mund të dënohet me vdekje. Woo Jong-soo, kreu i Shtabit Kombëtar të Hetimit të Agjencisë Kombëtare të Policisë, u tha ligjvënësve se çështja është caktuar.
 
j.l./ dita
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente