Kaloi “Vettingun” 1 muaj më parë, kush është kryeprokurori që u kap nga SPAK
Detaje të reja nga arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka me urdhër të SPAK.
Ndaj Zarkës rëndon akuza për veprën penale “Ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë në qershor 2024 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK.
Zarka pati një seancë të shkurtër dëgjimore një ditë më herët, gjatë së cilës dha shpjegime të përmbledhura për dy gjetje në kriterin e pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin Zarka u vlerësua pozitivisht. Po ashtu, nuk u evidentuan probleme dhe për katër denoncime të dorëzuara në KPK nga publiku.
Procesi i vetingut për prokurorin Zarka u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relator Roland Ilian dhe anëtare Genta Tafa Bungon.
Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.
Aurel Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin
e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.
Zarka e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004 pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ai u emërua prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.
Mes të arrestuarve në pranga kanë rënë edhe dy avokatë, Radovan Çela dhe Astrit Vladi.
Ndërkohë, po me urdhër të SPAK është
arrestuar edhe ish-Oficerja e Policisë Gjyqësore, Eriona Dautaj, aktualisht studente e magjistraturës.
EMRAT e të arrestuarve:
1- Aurel Zarka, Drejtues i Prokurorisë Vlorë.
2- Eriona Dautaj, magjistrate në Shkollën e Magjstraturës, ish-oficere e Policisë Gjyqësore ne Prokurorinë e Krimeve të Rëda dhe Hetuese në BKH.
3- Astrit Vladi, avokat
4- Radovan Cela, avokat në Fier
i.b./dita
Burimi