“I forti” i Niklës, ndalohet në Dubai Marklen Haka

“I forti” i Niklës, ndalohet në Dubai Marklen Haka

Marklen Haka, një emër i njohur i botës së krimti në Shqipëri, është ndaluar në Dubai.
Mësohet se Haka është ndaluar nga autoritetet arabe pas urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Shqipëria ndaj tij, në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Marklen Haka, i konsideruar si anëtar i bandës së Niklës, është i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale, përfshi ato të vrasjes. Ai i ka mbijetuar disa atentateve.
Në atentatin e kryer ndaj tij në vitin 2019 mbeti e vrarë halla e tij, 50- vjeçarja Shpresa Basha, e cila mbrojti nipin me trupin e saj. Ndaj të riut u qëllua me 100 plumba, ndërsa Haka kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu.
Mariglen Haka ka përfunduar për herë të parë në pranga kur ishte 20 vjeç, i dyshuar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes.
Më 12 shtator të vitit 2018, Mariglen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë, në operacion e bujshëm, gjatë të cilit forcat speciale rrethuan Niklën dhe disa fshatra të tjera të Krujës, duke shoqëruar dhjetëra persona, por që arriti të gjente vetëm disa armë pa leje. Në lidhje me këtë arrestim, Haka u dënua me 1 vit heqje lirie.
Me një vendim të datës 9 prill 2019, Gjykata e Krujës e dënoi Hakën me 1 vit e gjysmë burg, por me gjykim të shkurtuar ai u dënua përfundimisht me 1 vit heqje lirie. Dënim që e përfundoi në korrik të 2019.
Haka njihet si mik i afërm i Valter Bamit, vëllait të Durim Bamit, të dy gjithashtu i fshihen drejtësisë shqiptare në Dubai ku edhe janë ndaluar së fundmi.
i.b./dita
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente