Humb jetën punëtori, bie nga pallati në ndërtim
👁1720
Një punëtor ka humbur jetën teksa është rrëzuar nga një pallat në ndërtim e sipër në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.
Policia bën me dije se viktima është shtetasi me inicialet A.Sh, 58-vjeç.
“Më datë 30.07.2024, rreth orës 13:20, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
i.b./dita
Burimi