Greqia e përfshirë nga zjarret, një 55-vjeçar humb jetën, 120 zjarrfikës në luftë me flakët

Greqia e përfshirë nga zjarret, një 55-vjeçar humb jetën, 120 zjarrfikës në luftë me flakët

Një zjarr masiv ka përfshirë Greqinë pasditen e së premtes në një zonë të përzier pyjore në Atikë. Gjithashtu banorët u paralajmëruan të jenë në gatishmëri për evakuim në drejtim të Glyfadës. Sipas zjarrfikësve, zjarri ka rënë pranë banesave. Mediat greke bëjn të ditur se një person ka humbur jetën të premten pasi zjarre pyjore goditën Greqinë.
55-vjeçari mori plagë të rënda në rajonin e Ilia në gadishullin e Peloponezit dhe vdiq në spital. Ndërkohë rreth 120 zjarrfikës, janë dërguan për të shuar zjarret pyjore në rajonin e Akaisë, të cilat u përhapën me shpejtësi në zonën e afërt të Ilia duke dale jashtë kontrollit.
Në një njoftim të fundit, policia tha se rihapi rrugën Athinë-Sunion për trafikun midis rrugës ”Elektras” dhe rrugës ”Minoos”, të cilën e kishin mbyllur për shkak të zjarrit. Zjarret ende të ndezura ka në Arcadia dhe Argolida. Përforcime u dërguan për të luftuar zjarret pranë Megalopoli në Arcadia dhe në Lyrkeia në Argolida, të cilat vazhduan të shtohen pasditen e së premtes. Në një prononcim, zëvendësguvernatori i Rajonit të Peloponezit, Christos Lambropulos tha se zjarri ka dëmtuar shumë ndërtesa.

“Të gjitha forcat po bëjnë një përpjekje mbinjerëzore për t’i shuar flakët të cilat favorizohen nga era”, tha zëdhënësi i brigadës greke të zjarrfikësve Vasilis Vathrakogiannis, ndërsa 45 vatra zjarri ishin aktive brenda pak orësh.
Televizionet greke shfaqen pamjet e një banese e cila ishte totalisht e shkrumbuar. Forcat e mbrojtjes civile kanë qenë në gatishmëri pasi rreziku i zjarreve mbetet i lartë për ditën e sotme, tha Vathrakogiannis në një konferencë për mediat.
“Një zjarr pyjor që kërcënoi për një kohë të shkurtër shtëpitë në një qytet bregdetar afër Athinës u vu nen kontroll të premten”, njoftoi brigada e zjarrfikësve.
Zjarret e fuqishme janë të zakonshme në vendin fqinj, por ato janë bërë më shkatërruese pasi sezonet verore janë bërë më të nxehta, më të thata dhe me erëra te forta, gjë që shkencëtarët e lidhin me ndryshimet klimatike. Banorëve të disa fshatrave në zonat e prekura nga zjarri iu kërkua të largoheshin nga shtëpitë e tyre, ndërsa disa përdorën kova të vogla për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

 
j.l./ dita 
Burimi