Gjeorgjia shkruan historinë, kualifikohen edhe Portugalia me Turqinë

Gjeorgjia shkruan historinë, kualifikohen edhe Portugalia me Turqinë

Gjeorgjia ka shkruar historinë, teksa në “Veltins Arena”, të Gelsenkirshenit mundi me rezultatin e pastër 2 me 0 Portugalinë e Cristiano Ronaldos, duke arritur të sigurojë një vend mes më të mirëve të Euro 2024, në edicionin e tyre debutues dhe në anën tjetër, Turqia arriti një barazim drithërues përballë Çekisë, duke u pozicionuar si skuadra e dytë më e mirë në Grupin F.
“Kryqtarët” gjeorgjianë arritën kualifikimin historik, me djemtë e tekniku Willy Sagnol, që shënuan nga një gol në secilën pjesë, teksa fillimisht ishte fantazisti Kvicha Kvaratskhelia, i cili tundi rrjetën e Diogo Costa që në minutën e 2’-të të sfidës dhe më tej Georges Mikautadze çoi sferën pas shpatullave të gardianit portugez, në minutën e 55’-të për të vulosur gjithçka.
Në krahun tjetër, Turqia e Vincenzo Montella ka arritur gjithashtu një sukses të madh, teksa ka mundur me rezultatin e ngushtë 1 me 2, Republikën Çeke, me Cenk Tosun e Hakan Calhanoglu që nxorën të pavlefshëm golin e Soucek, duke siguruar kështu kualifikimin për në fazën e ardhshme të Euro 2024, aty ku në fazën e 1/16-ve do të përballen me Austrinë, në një përballje që pritet të jetë spektakolare.
Kështu, pas Portugalisë, e cila e siguroi në xhiron e dytë kualifikimin dhe siç theksuam më lart, Turqisë, në raundin tjetër do të kalojë edhe Gjeorgjia, me “Kryqtarët” që e mbyllën rrugëtimin e tyre, në fazën e tyre, në vendin e 3-të, me 4 pikë, por që ka mjaftuar për të arritur kualifikimin mes skuadrave më të mira të vendeve të treta.
Gjeorgjia do të ndeshet me Spanjën të dielën, ndërsa të hënën do të jetë Portugali-Slloveni. Ndërsa Turqia e Montella-s do të përballet me Austrinë më 2 korrik.
 
j.l./ dita
Burimi