Gazetari italian pyet Ramën pse mban kukullën Putin në tavolinën e punës, ja si përgjigjet kryeministri
Kryeministri shqiptar Edi Rama u shfaq ditën e djeshme në “prime time” në T7 në Itali në një intervistë me gazetarin italian Federico Markoni.
Më së shumti gazetari e pyeti për zërat nëse këtë verë kryeministri shqiptar ishte takuar me Giorgia Melonin meqë kjo e fundit ishte “zhdukur” katër ditë nga qarkullimi në Itali, por kryeministri shqiptar e mohoi.
Ndërkohë, një detaj në tavolinën e punës së kryeministrit shqiptar, tërhoqi vëmendjen e gazetarit italian.
Pjesë nga intervista:
Vitin e kaluar Giorgia Meloni ishte turiste në Shqipëri. Po këtë vit e keni takuar?
Rama: Jo këtë vit gjatë verës nuk jemi parë.
Po pse në Itali qarkulluan zëra se për 4 ditë që u zhduk, kishte ardhur këtu për t’ju takuar…
Rama: Po, por në Itali qarkullojnë zëra për gjithçka e për të gjithë, por kjo nuk është e vërtetë. Do ishte bukur të ishte e vërtetë por nuk është.
Dhe një pyetje që nuk e kisha planifikuar. Pse e ke Putin në skrivaninë tënde?
Rama: Se më pëlqen ta shoh si një kukull. Të kesh aftësinë e autoironisë, të kesh sensin e ironisë së historisë edhe nëpërmjet këtyre objekteve të vogla, është e rëndësishme për të mos qenë skllav i historisë dhe të mos e marrësh veten shumë seriozisht.
j.l./ dita
Burimi