G7: Jemi të gatshëm të mbështesim procesin e tranzicionit në Siri

G7: Jemi të gatshëm të mbështesim procesin e tranzicionit në Siri

Udhëheqësit e demokracive kryesore të G7 kanë thënë se “janë të gatshëm të mbështesin një proces tranzicioni që çon në qeverisje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe josektare” në Siri.
Sipas mediave të huaja, G7 tha se një tranzicion politik pas përfundimit të sundimit të Bashar al Asadit duhej të siguronte “respekt për sundimin e ligjit, të drejtat universale të njeriut, duke përfshirë të drejtat e grave, mbrojtjen e të gjithë sirianëve, duke përfshirë pakicat fetare dhe etnike, transparencë dhe llogaridhënie”.
Në një deklaratë thuhet: “G7 do të punojë dhe do të mbështesë plotësisht një qeveri të ardhshme siriane që u përmbahet atyre standardeve dhe rezultateve të këtij procesi.”
Udhëheqësit gjithashtu u bënë thirrje “të gjitha palëve” që të “ruajnë integritetin territorial dhe unitetin kombëtar të Sirisë dhe të respektojnë pavarësinë dhe sovranitetin e saj”.
Kujtojmë se pasur shqetësime midis kombeve perëndimore për qeverinë e ardhshme në Siri.
Por Abu Mohammad al Jolani, kreu i Hayat Tahrir al Sham (HTS), i cili tani kërkon të quhet me emrin e tij të lindjes Ahmed al Sharaa, i tha Sky News se grupi i tij nuk kërkon konflikt të mëtejshëm dhe do të sjellë stabilitetin në Siri.
Udhëheqësi i HTS është një ish-anëtar i Shtetit Islamik të Irakut dhe udhëhoqi grupin e degës së Al Kaedës në Siri përpara se të ndërpresë lidhjet me ta në vitin 2016.
Ai tani po përpiqet ta paraqesë veten si një lider islamik më i moderuar, por grupi i tij është përcaktuar nga OKB-ja, SHBA, Britania e Madhe dhe vende të tjera si një organizatë terroriste.
 
j.l./ dita
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente