
Furgoni përplas 7-vjeçaren në Lezhë, e mitura niset me urgjencë drejt Traumës
👁5934
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shënkoll të Lezhës. Bëhet me dije se një furgon i cili transportonte nxënës shkolle, ka përplasur një fëmijë të moshës 7-vjeçare.
Si pasojë e dëmtimeve të rënda, e mitura është nisur me urgjencë drejt Traumës në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Mësohet se e mitura po kthehej nga shkolla në momentin e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
i.b./dita
Burimi